Kosova në Rusi 2018? JO!

  • 30 July 2015 - 15:03
Kosova në Rusi 2018? JO!

Presidenti i nderit në Federatën e Futbollit të Rusisë, Vjaceslav Koloskov është i bindur se Kosova nuk mund të luajë në kualifikimet e Kampionatit botëror 2018.

Së fundmi kanë qarkulluar njoftime se Kosova mund të hyjë në Grupin I me pesë ekipe të përbërë nga Kroacia, Turqia, Islanda, Ukraina dhe Finlanda. Mirëpo, Koloskov nuk ka dyshime.

“Së pari, Platini duhet ta fitojë garën, kurse e dyta, është caktuar shorti jo nga UEFA, por nga FIFA e cila mund të vendos se kush mund të garojë e kush jo”, deklaroi ai për “R Sport”.

“Mendoj se informata nuk është e saktë dhe vështirë se do të vjen nga Platini. Ai ëhstë lider me përvojë, ka shumë vjet në krye të UEFA-s dhe si nënkryetar i FIFA-s. Ai e njeh rendin”, u shpreh Koloskov.