Galliani: Gabimi më i madh, largimi i Pirlos

  • 30 July 2015 - 15:04
Galliani: Gabimi më i madh, largimi i Pirlos

Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, në një intervistë të gjatë për mediat italiane në prag të 30-vjetorit si drejtues i lartë i kuqezinjve pranoi se gabimi i tij më i rëndë në këtë detyrë ka qenë lejimi i largimit të Andrea Pirlos drejt Juventusit katër vite më parë. 70-vjecari tha se ky gabim nuk ishte vetëm i tiji, por nuk pranoi të komentonte më gjatë.

“Gabimin më të madh i drejtues i Milanit e kam bërë kur lejova largimin e Andrea Pirlos. Ishte një vendim që e mora në bashkëpunim me disa persona të tjerë, por nuk kam ndërmend të them se kush janë ata.”

Milani ishte shumë pranën nënshkrimit me Jackson Martinez sapo u hap merkato e verës, mirëpo sulmuesi kolumbian në momentin e fundit vendosi të transferohej tel Atletiko e Madrid.

“Thuajse kishim mbyllur gjithcka, por në fund ai zgjodhi Atketikon. Gjithsesi nuk kemi asnjë peng, sepse na dha mundësinë të firmosnim me Carlos Baccan, që është një futbollist i madh.”

Në fund Galliani komentoi edhe mundësinë e afrimit të Zlatan Ibrahimovc nga Paris Saint Germain dhe të Alessio Romagnolit nga Roma.

“Ibra ka kontratë me PSG deri në vitin 2016. Kaq mund të them për momentin. Përsa i përket Romagnolit, gjithcka varet nga Roma. Ne kemi ofruar 25 milionë euro, por nëse ata nuk dëshirojnë ta shesin, na duhet ta pranojmë vendimin e tyre.”

Por a do të jetë Milani rival për titullin e Serisë A?

“Shpresojmë që ky Milan të jetë i aftë të konkurrojë me skuadrat e mëdha për tre vendet e para. Milani ka ndryshuar shumë, ka marrë një trajner të ri, 10 lojtarë të rinj si dhe aplikon një tjetër modul.”