De Gea e "saboton" Manchesterin, shikoni gabimet e tij (Video)

  • 30 July 2015 - 15:26
De Gea e

David De Gea e ka patur një natë me plot gabime në ndeshjen ndaj PSG-së. Portieri spanjoll dukej i painteresuar për lojë në sfidën që United e humbi nga PSG me rezultat 2-0.

De Gea u vlerësua si fajtor për dy golat e pranuar, ndërsa në një rast i fali topin Ibrës që nuk arriti të shënoi nga afër.

Analistët vlerësojnë se paraqitja e dobët e De Geas është një sinjal se spanjolli e dëshiron largimin në drejtim të Realit dhe se Van Gaal nuk bën ta mbajë atë me zor në skuadër.