Azilanti që po "çmendë" futbollin gjerman (Video)

  • 30 July 2015 - 15:32
 Azilanti që po

Osman Manneh është emri i djaloshit 18 vjeçar që të lë pa fjalë me aftësitë e tij. Manneh iku nga shteti afrikan, Gambia si azilant në Gjermani.
Pasi shkoi disa javë atje, ai iu lut skuadrës së Werder Bremenit për ta provuar atë sepse kishte besim në aftësitë e tij. Skuadra gjermane vendosi t'i jap një shans duke e hedhur në fushë në miqësoren ndaj skuadrës, Wilhelmshaven.
Debutimi i tij ishte përrallor. Brenda 20 minutave Manneh arriti të shënonte 4 gola duke lënë të gjitha pa fjalë me paraqitjen e tij. Madje dy nga golat e tij ishin fantastik, transmeton albeu.

Pas kësaj paraqitje, Werder vendosi që ta përfshijë atë në skuadrën e parë. Për lojtarin shumë shpejt do të ketë një kontratë profesioniste.