“Paraqitja kundër Realit na jep shumë besim”

  • 30 July 2015 - 18:46
“Paraqitja kundër Realit na jep shumë besim”

Trajneri i Milanit, Sinisa Mihajlovic beson se paraqitja e ekipit të tij në ndeshjen e sotme kundër Real Madridid u jep shumë besim.

Rossonerët humbën këtë takim vetëm pas ekzekutimit të penalltive, duke kryer kohën e rregullt me rezultat të barabartë prej 0-0. Por lojtarët bën një paraqitje shumë të mirë në fushën e lojës.

“Pas këtyre dy takimeve të fundit, kemi arritur objektivin tonë. Konkurruam kundër Realit në nivel të lartë dhe dominuam takimin. Këto dy ndeshje na japin shumë besim dhe kanë treguar se si jemi duke punuar”, ka thënë Mihajlovic.