PSG blen yllin e Man.Utd për 63 mln euro

  • 30 July 2015 - 19:45
PSG blen yllin e Man.Utd për 63 mln euro

Pas shumë tratativash më në fund PSG ka blerë mesfushorin argjentinas të Junajtid, Angel Di Maria.

Argjentinasi pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe të firmosë kontratën ditën e nesërme.

63 milionë euro u ka kushtuar francezëve Di Maria.

Junajtid humbi 15 mln euro nga kjo shitje pasi e kishte blerë një vit më parë te Reali për 78 mln euro.

Kjo lëvizje me siguri do të thotë që Ibrahimoviç do të largohet nga klubi.

Milani është në “pole-position” për të.