"Unitedi do vazhdoj edhe pa De Gean"

  • 30 July 2015 - 22:18

Legjenda e Manchester Unitedit, Peter Schmeichel ka thënë se ish klubi i tij do të vazhdojë tutje edhe pa De Gean, nëë rast të largimit të këtij të fundit nga Old Trafford.

Portieri spanjoll është shumë i lidhur me një kalim në Real Madrid gjatë këtij afati kalimtar, pasi nuuk dëshiron më qëndrimin në Angli.

“Ky është Manchester United. Ky klub ka pasur lojtarë shumë shumë të mëdhenj, lojtarët më të mirë në botë kanë luajtur këtu, kanë kryer punën e tyre dhe kanë shkuar. Por edhe klubi ka ecur tutje gjithashtu, dhe kjo është ajo që do bëj Unitedi përsëri”, ka thënë Schmeichel, ish portier i Unitedit