Ndërpritet ndeshja Kukësi-Legia, ja arsyeja ...(Video)

  • 30 July 2015 - 22:22
Ndërpritet ndeshja Kukësi-Legia, ja arsyeja ...(Video)
Ndërpritet ndeshja midis Kukesit dhe Legias, ndërsa shkak është bërë hedhja e sendeve në fushë. Në fushë është goditur lojtari Duda, që është me kombësi serbe.

Të gjitha tentimet e drejtuesve të Kukësit si dhe të policisë nuk kanë mjaftuar për të bindur arbitrat për të vazhduar takimindhe tashmë ndeshja është ndërprerë përfundimisht dhe nuk do të vazhdojë.

Konfliktet e para kanë nisur në momentin e golit të parë të shënuar nga Legia. Më pas, në pushimin e dy pjesëve janë konfliktuar edhe tifozeritë duke hedhur shishe uji njëra tjetrës.

Me fillimin e pjesës së dytë, Kukësi barazoi por shume shpejt Legia shënoi përsëri, ndërsa ky gol ishe edhe fillimi i incidenteve të reja ku u godit edhe lojtari serb. /albeu.com/