Hysaj arrin marrëveshje me Napolin

  • 30 July 2015 - 23:05
Hysaj arrin marrëveshje me Napolin

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka arritur marrëveshje për transferim në Napoli.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të largohet nga Empoli duke iu bashkuar klubit nga San Paolo.

Napoli i ka ofruar kontratë pesëvjeçare me pagë prej 600 mijë euro në vit, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Hysaj në Napoli do të bashkohet me trajnerin e tij nga Empoli, Maurizio Sarri.