Genta Beqa: Jam krenare me arritjet për vendin tim (Video)

  • 03 December 2017 - 10:34
Genta Beqa: Jam krenare me arritjet për vendin tim (Video)

Rusia ka dominuar në Kampionatin Botëror të Fitnesit dhe Bodybuildingut. 

Megjithatë, himni shtetëror i Kosovës sërish u intonua në saje të badibilderes Gentiana Beqës, raporoton Inside The Games.

Bukuroshja 35-vjeçare rrëmbeu dy medalje të arta në botërorin e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Fitnesit dhe Bodybuildingut (IFBB), përkatësisht të titujve “Arnold Classic” dhe “Evropian”.

Ajo u emërua kampione bote e përgjithshme në kategorinë “Wellness Fitness”, përderisa më parë ka rrëmbyer të artën në kategorinë deri 163 centimetra.

Gjakovarja më pas ka folur rreth triumfit duke pohuar se për asnjë moment nuk i ka vënë në dyshim aftësitë e veta.

“Kisha besim në aftësitë e mia, por bota është një vend i madh me kombe shumë më të mëdha. Jam shumë krenare për atë se çfarë kam qenë e aftë të bëj këtu për vendin tim”, ka pohuar Beqa.

Theksojmë se nëna e tre fëmijëve, Beqa në superfinale triumfoi kundër brazilianes, Angela Borges.

 

(Kosova Sot)

 

 

🏆🙏🏽🥇In The World Wellness Fitness

A post shared by GETTA (@gettabeqa) on