Perez flet për gjendjen e fundit te Reali: Kemi ekip ëndrrash, trajnerin dhe lojtarin më të mirë në botë

  • 03 December 2017 - 12:55
Perez flet për gjendjen e fundit te Reali: Kemi ekip ëndrrash, trajnerin dhe lojtarin më të mirë në botë

Real Madrid këtë sezon nuk po shkëlqen sikur sezonin e kaluar kur fitoi titullin në La Liga dhe Ligë të Kampionëve.

Madrilenët janë tetë pikë pas Barcelonës në renditjen tabelore të ligës elitare spanjolle.

Në fakt, mbrëmë kampioni aktual ka mundur të zvogëloj diferencën por luajti pa gola kundër Athletic Bilbaos.

Kjo ka bërë që të shtohet presioni te trajneri Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldo, por në përkrahje të tyre ka dal presidenti Florentino Perez.

Ky i fundit ka pohuar se Los Blancos ka një ekip ëndrrash dhe se në krye të skuadrës super trajner dhe një lojtar në fushë që ka fituar gjithçka.

“Ne kemi një ekip ëndrrash, me një trajner të mrekullueshëm. Ai është një nga simbolet dhe ikonat tona të mëdha. Zidane është udhëheqësi më i mirë për këtë ekip. Ronaldo është një nga simbolet tona të mëdha. Ai është golashënuesi më i mirë në histori të Realit. Ai fitoi titullin “The Best” dhe këtë javë do të fitojë Topin e Artë për herë të pestë”, tha Perez.

Ndryshe, Ronaldo këtë sezon ka shënuar vetëm dy gola dhe ka pasur po aq asistime në La Liga.

(Kosova Sot)