“Ronaldo do ta fitojë Topin e Artë”

  • 03 December 2017 - 14:01
“Ronaldo do ta fitojë Topin e Artë”

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez beson se Cristiano Ronaldo do ta fitojë Topin e Artë, të pestin në karrierë

Florentino Perez nuk e ka asnjë dyshim se ylli i skuadrës së tij, Cristiano Ronaldo do ta fitojë Topin e Artë.

Portugezi është favoriti kryesor për të dytin vit radhazi dhe të pestin në karrierë, pas sezonit fantastik që kishte me Real, ku fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.

“Ronaldo është një nga simbolet tanë më të mëdhenj”, tha fillimisht Perez në Asamblenë e Realit.

“Ai është galashënuesi më i mirë në historinë tonë. Disa ditë më parë ai e fitoi çmimin “The Best” të dytin më radhë dhe këtë javë do të fitojë të pestin Top të Artë”.

(Kosova Sot)