Lazio zyrtarizon përforcimin e parë në janar, goditje e madhe nga Tare

  • 03 December 2017 - 14:28
Lazio zyrtarizon përforcimin e parë në janar, goditje e madhe nga Tare

Skuadra nga kryeqyteti italian, Lazio e ka nisur mirë këtë edicion në Serie A.

Klubi bardh e kaltër mbetet në mesin e pretendentëve për një pozitë në Ligën e Kampionëve dhe ka zhvilluar ndeshje mjaftë të bukura.

Por për afatin kalimtar të janarit ashtu siç kishte premtuar drejtori sportiv Igli Tare për përforcime kanë filluar të ndodhin.

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Martin Caceres do të zyrtarizohet te Lazio më shtatë janar të vitit 2018.

Lojtarit do t’i skadojë kontrata me Hellas Veronën më 6 janar dhe ka nënshkruar qysh tani para kontratë me klubin kryeqytetas.

Image

 

Caceres do të jetë pjesë e Lazios për gjashtë muajt e ardhshëm, por në rast se i luan mbi 50% të ndeshjeve atëherë automatikisht i zgjatet kontrata edhe për një vit tjetër.

Në Itali e kanë cilësuar si goditje të madhe nga drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare.

Pas 13 ndeshjeve në Serie A, Lazio zë pozitën e pestë në tabelë me 29 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot)