Benevento 2-2 Milan: Notat e lojtarëve, dy shqiptarë me paraqitje të mirë

  • 03 December 2017 - 15:39
Benevento 2-2 Milan: Notat e lojtarëve, dy shqiptarë me paraqitje të mirë

Kuqezinjtë barazuan si mysafirë të skuadrës së fundit në tabelë Beneventos me rezultat 2-2, ku në kohën shtesë shënoi portieri Brignoli.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të lojtarëve, ku më i miri është te skuadra e trajnerit Genaro Gatussos.

Giacomo Bonaventura ishte lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje në saje të një goli dhe mori notën 8.9.

Më i dobëti në fushë ishin gjithashtu lojtarët të Milanit, Christian Zapata dhe Ignacio Abate, të cilët u vlerësuan me notën 5.9.

Dy shqiptarët e ekipit vendas, Berat Gjimshiti dhe Ledian Memushaj morën notat 7.1, përkatësisht 6.1.

Vlen të theksohet se portieri Alberto Bignoli, i cili shënoi gol në kohën shtesë për Beneventon u vlerësua notën 7.6.

Pas kësaj, Milan zë pozitën e shtatë të renditjes tabelore me 24 pikë ndërsa Benevento fiton pikën e parë në këtë sezon.

Benevento

Milan

(Kosova Sot)