Gattuso shpërthen pas barazimit me Beneventon

  • 03 December 2017 - 15:44
Gattuso shpërthen pas barazimit me Beneventon

Gennaro Gattuso nuk është aspak i kënaqur me barazimin 2:2 me Beneventon, aq më pak me golin që pësuan në minutën e 95 nga portieri Brignoli

Trajneri italian, Gennaro Gattuso e ka nisur keq aventurën e tij në Milan, duke barazuar 2:2 me Beneventon, e cila skuadër mori pikën e parë pas 14 humbjeve radhazi.

Gattuso tha se ky barazim dhemb shumë dhe e pranoi se lojtarët nuk janë të përgatitur fizikisht.

“Ky barazim dhemb. Kemi vuajtur në 15 minutat e fundit, por kurrë nuk e kisha besuar se portieri do të shënonte në minutën e 94”, tha Gattuso pas ndeshjes.

“Ne është dashur të bënim më mirë. Duhet të përmirësojmë mentalitetin dhe aspektin fizik. Ajo që po bëjmë tani nuk është e mjaftueshme”.

Milan pas 15 javëve të para renditet në vendin e shtatë me 21 pikë, 17 më pak se sa Napoli në vendin e parë.

(Kosova Sot)