Serie A me lider të ri (Video)

  • 03 December 2017 - 17:22
Serie A me lider të ri (Video)

Interi e ka mposhtur 5:0 Chievon në “Giuseppe Meazza” për të rëmbyer kreun në Serie A.

Interi i Luciano Spallettit e ka shfrytëzuar gabimin e Napolit, duke marrë tri pikë në xhiron e 15’të për të rrëmbyer kreun në Serie A.

Të besuarit e Spallettit vijuan me formën e mirë duke e mposhtur 5:0 Chievon në shtëpi, ku shkëlqeu Perisic duke realizuar het-trik.

Ivan Perisic (23’, 57’ dhe 90') Mauro Icardi (38’) dhe Milan Skriniar (60’), shënuan për fitoren e pastër të Zi Kaltërve.

Pas kësaj fitore, Interi ka rrëmbyer pozitën e parë me 39 pikë, një më shumë se Napoli dhe dy më shumë se Juventusi.

s/


 

(Kosova Sot)