Interi si lider i Serie A shkatërron Chievon, i frikshëm para derbit të Italisë ndaj Juves (Video)

  • 03 December 2017 - 17:25
Interi si lider i Serie A shkatërron Chievon, i frikshëm para derbit të Italisë ndaj Juves (Video)

Zikaltrit dominuan nga fillimi deri në fund dhe kjo ishte një fitore e lehtë për djelmoshat e Luciano Spallettit.

Ndeshja filloi me rastin e Andrea Ranocchias në minutën e tretë, pas pesë minutash rrezikoi edhe Antonio Candreva.

Shansi më i mirë për mysafirët ishte në minutën e 14, kjo pasi Riccardo Meggiorini gjuajti rrezikshëm, por Samir Handanovic bëri një prite të mirë.

Pas një seri sulmesh shënoi Ivan Perisic në minutën e 23-të, ndërsa Mauro Icardi thelloi epërsinë në minutën e 38-të dhe me rezultat 2-0 përfundoi pjesa e parë.

Perisic shënoi edhe një herë në minutën e 57-të, ndërsa pas tre minutash për të kompeltuar pokerin ekipor u përkujdes Milan Skriniar.

Në vazhdim zikaltrit e kontrolluan lojën, i sapo inkuadruari në lojë Yann Karamoh, rrezikoi me një gjuajte brenda zonës.

Në kohën shtesë shënoi edhe një herë Perisic, i cili kompeltoi het-trikun.

Pas kësaj fitore Interi ngjitet në vendin e parë me 39 pikë, ndërsa Chievo bie në vendin e 12 me 20 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Juventusit, ndërsa pret Romën. 

(Kosova Sot)