E rrallë: Portieri i shënoi gol Milanit në fund të ndeshjes (Video)

  • 03 December 2017 - 18:22
E rrallë: Portieri i shënoi gol Milanit në fund të ndeshjes (Video)

Benevento ka barazuar 2:2 me Milanin dhe besoni apo jo, portieri, Alberto Brignoli, ishte ai që e shënoi golin e një pike në minutën e fundit të ndeshjes (95').

Më në fund, pas 15 javësh Benevento ka arritur të marrë pikën e parë në Serinë A.

Skuadra debutuese numëronte 14 humbje radhazi, por sot arriti të ndalë Milanin dhe t’i prishë debutimin Gennaro Gattusos, në krye të pankinës së Milanit.

Edhe më të dhimbshme këtë humbje e bën për Milanin fakti që një portier e shënoi golin e barazimit në minutën e 95’të, diçka që rrallë është parë në futboll.


 

(Kosova Sot)