Nuk ndalet Manchester City, 13 fitore me radhë në Premierligë (Video)
Manchester City ka arkëtuar tri pikë të tjera në Premierligë, tetë pikë larg përcjellësit më të afërt, Manchester Unitedit.
Manchester City ka marrë tjetër fitore me vështirësi në Premierligë. Kësaj radhe të besuarit e Pep Guardiolas hasën shumë në vështirësi kundër West Ham United, por që triumfuan në fund 2:1, shkruan Gazeta Express.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Angelo Obinze Ogbonna në minutën e 44’.
Barazoi gjithçka Nicolas Otamendi në minutën e 57’të dhe pas tentimeve të shumta, City gjeti edhe golin e tri pikëve. David Silva realizoi për 2:1 në minutën e 83’të, për t’i rrëmbyer pikët e plota.
Kjo është fitorja e 13 e Man City me radhë në Premierligë, që mbetet në pozitën e parë me 43 pikë, tetë më shumë se Manchester United.
(Kosova Sot)