Icardi, 15 ndeshje – 16 gola, synon një rekord

  • 03 December 2017 - 20:29
Icardi, 15 ndeshje – 16 gola, synon një rekord

Icardi është në formë jetësore dhe vetëm tetë gola nga rekordi më i mirë karrierë. Ai ka edhe 23 ndeshje në dispozicion për të thyer këtë rekord.

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, po kalon ndoshta sezonin më të mirë në karrierë dhe kjo duket falë trajnerit, Luciano Spalletti, që çdo ndeshje po e nxjerr më të mirën nga argjentinasi.

Me golin kundër Chievos, ai shkoi në 16 finalizime këtë edicion në vetëm 15 ndeshje, duke pri në Serie A.

Synimi i Icardit është që të thyejë rekordin personal prej 24 golave në një sezon të vetëm në Serie A, diçka të tillë e arriti edicionin e kaluar.


(Kosova Sot)