Courtois mund t’i bashkohet Realit pa asnjë cent? - Sport - Kosova Sot
Courtois mund t’i bashkohet Realit pa asnjë cent?

Courtois mund t’i bashkohet Realit pa asnjë cent?

Thibaut Courtois mund të largohet nga Chelsea në vitin 2019 si lojtar i lirë.

Sipas asaj që raporton The Sun, Thibaut Courtois do të lejohet nga Chelsea të largohet pa asnjë cent në vitin 2019 nëse nuk arrihet marrëveshja për rinovimin e kontratës.

Blutë e Londrës janë duke hasur në vështirësi për të bindur lojtarin të nënshkruajë kontratën e re, i cili monitorohet që një kohë të gjatë nga Real Madridi.

Nëse nuk arrihet diçka e tillë, The Sun raporton se Chelsea është i gatshëm ta mbajë atë deri në fund të kontratës dhe të mos e shesë gjatë verës së 2018.


(Kosova Sot)

42 minuta më parë
23/04/18