Heynckes: S’kam kohë ta nënshkruaj kontratën me Bayernin - Sport - Kosova Sot
Heynckes: S’kam kohë ta nënshkruaj kontratën me Bayernin

Heynckes: S’kam kohë ta nënshkruaj kontratën me Bayernin

Heynckes ende nuk e ka nënshkruar kontratën me Bayern Munich dhe as që e ka ndërmend tani për tani ta bëjë këtë, duke thënë “s’kam kohë”.

Jupp Heynckes zëvendësoi Carlo Ancelottin te Bayern Munichu në shtator, por 72 vjecari ende nuk ka nënshkruar kontratën me klubin nga “Allianz Arena”.

Ai e konfirmoi vetë një gjë të tillë, duke thënë se ende nuk e ka hedhur të zezën mbi të bardhë për shkak se nuk ka kohë.

“Ende nuk kemi kontratë”, tha fillimisht, duke shtuar: “Zotëri Dreesen (drejtori i financave te Bayerni) gjithmonë më thërret të nënshkruajë kontratën, por deri më tani nuk kam pasur kohë për këtë”.

Kur Heynckes mori në shtator Bayernin, ishte pesë pikë prapa liderit, ndërsa sot bavarezët janë gjashtë pikë para përcjellësit më të afërt, RB Leipzig.


(Kosova Sot)

7 orë e 1 minuta më parë
22/10/18