Man City i Guardiolas e barazon rekordin e Chelsea dhe Arsenal, një fitore larg historisë

  • 03 December 2017 - 23:37
Man City i Guardiolas e barazon rekordin e Chelsea dhe Arsenal, një fitore larg historisë

Manchester City ka barazuar rekordin për më së shumti fitore me radhë në Premierligë (13) dhe të dielën kundër Manchester United do të tentojë ta thyejë atë.

Fitore me përmbysje, emocione të jashtëzakonshme dhe rekord. Manchester City vazhdon dominimin në Premierligë, pas suksesit 2-1 me përmbysje përballë West Ham.

Ky është suksesi i 14-të sezonal dhe i 13-ti radhazi për skuadrën e Pep Guardiolës që e barazon rekordin për ecurinë më të gjatë me fitore radhazi në kampionat, ashtu si kanë bërë më parë Sunderland, Preston (dy skuadrat 1891/92), Arsenal (2001/02) dhe Chelsea (2016/17).

Me këtë fitore Manchester City rikthen diferencën me 8 pikë në renditje nga Manchester United, në pritje të duelit direkt të së dielës së ardhshme.

Kundër Manchester united, përveç pikëve, Manchester City do të tentojë të bëhet skuadra e vetme në histori të Premierligës me më së shumti fitore të njëpasnjëshme.

(Kosova Sot)