​Schalke i ofron pagë marramendëse Goretzkas

  • 04 December 2017 - 12:09
​Schalke i ofron pagë marramendëse Goretzkas

Mesfushori i talentuar i Schalke 04, Leon Goretzka, është objektiv i klubeve më të mëdha evropiane, sidomos nga Premierligës

Përveç dy skuadrave të Manchesterit, United dhe City, 22-vjeçari i pëlqen shumë edhe Barcelonës, por klubi nga Gelsenkirchen nuk dëshiron të humbasë.

Për të bindur që të qëndrojë në Bundesligë, drejtuesit e Schalkes janë gati t’i ofrojnë rinovimin e kontratës me një pakë rekord 12 milionë euro në sezon.

Duket e pabesueshme që një skuadër e nivelit të Schalkes të shpenzojë kaq shumë vetëm për pagën e një futbollisti, por kjo strategji është ndjekur për të mos e humbur atë si lojtar të lirë, pasi në qershor skadon kontrata e tij me skuadrën gjermane.

(Kosova Sot)