Entuziazëm i madh te Interi, Spalletti ndalon taksin për të bërë fotografi me tifozët (Video)

  • 04 December 2017 - 12:12
Entuziazëm i madh te Interi, Spalletti ndalon taksin për të bërë fotografi me tifozët (Video)

Interi fitoi me rezultat 5-0 në Serie A ndaj Chievos dhe kështu mori primatin në kampionatin elitar italian.

Tifozët e klubit zikaltër kanë festuar si të çmendur pas këtij triumfi.

Një nga më meritorët për këtë sukses është trajneri Luciano Spalletti, i cili ka arritur të krijojë një skuadër jo vetëm për Ligën e Kampionëve, por edhe për titull.

Pas ndeshjes ndaj Chievos, teksa tekniku italian ishte duke u kthyer në shtëpi me taksi, shumë tifozë i dolën para dhe e ndaluan.

Spalletti doli bëri fotografi me tifozë dhe shpërndau autografe.

Ndeshja e ardhshme e skuadrën nga Milano është ndaj Juventusit. 

(Kosova Sot)