Juve nuk do të bëjë asnjë ofertë për Emre Canin në janar (Video)

  • 04 December 2017 - 13:02
Juve nuk do të bëjë asnjë ofertë për Emre Canin në janar (Video)

Emri i Emre Can vazhdon të jetë në listën e Giuseppe Marotta për mesfushën e Juventusit.

Por, sipas Tuttosport, Zonja e Vjetër nuk e ka ndërmend të bëjë ndonjë ofertë serioze gjatë janarit për gjermanin.

Objektivi është për ta marrë atë gjatë verës me parametra zero, kjo pasi lojtari atëherë do jetë pa kontratë.

Kampionët italian do të ndihmohen edhe nga Sami Khedira, i cili ka raporte të mira me klubin anglez.

Për Can ka shfaqur interesime dhe Manchester City i Pep Guardiolas.

Aktualisht çmimi i mesfushorit është 20 milionë euro.

(Kosova Sot)