​Stadiumi që nuk shembet as nga eksplozivët (Video)

  • 04 December 2017 - 13:36
​Stadiumi që nuk shembet as nga eksplozivët (Video)

Shembjet e kontrolluara të ndërtesave të mëdha, por që nuk përdoren më, janë një spektakël që ofrohen zakonisht “live” nga televizionet

Por, shembja e stadiumit “Pontiac Silverdome” pranë qytetit amerikan të Detroitit nuk ofroi asgjë të tillë, pasi ndërtesa thjesht vendosi të mos rrëzohej, pavarësisht shpërthimit të ekplozivëve në pikat kyçe të saj.

Stadiumi, dikur shtëpia e ekipit të futbollit amerikan Detroit Lions, nuk përdorej prej një dekade. Shembja e tij me eskplozivë u planifikua siç duhej, por fuqia shpërthyese nuk mundi që të mposhtë ndërtesën kokëfortë. Spektatorët e shumtë që prisnin të shihnin renë e dendur të pluhurit që shoqëron zakonisht shembjen e ndërtesave, panë vetëm shtënllungat e vogla të shpërthimeve dhe ndërtesën që mbeti në këmbë.

Mediat lokale cituan zyrtarë që thanë se stadiumi ishte ndërtuar paksa më mirë seç duhej dhe tashmë duhet hartuar një plan për ta shembur ndërtesën që pas shpërthimeve paraqet një rrezik serioz për sigurinë.

(Kosova Sot)