Mourinho ka 90 milionë euro për janar

  • 04 December 2017 - 13:38
Mourinho ka 90 milionë euro për janar

Jose Mourinho do të transferojë dy lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho po planifikon që të përforcojë skuadrën gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas The Sun, Unitedi do të shpenzojë deri në 90 milionë euro për dy lojtarë.

Bëhet fjalë për Mesut Ozil të Arsenalit që pritet të kushtojë 20 milionë euro dhe Danny Rose i Tottenhamit që do të kushtojë 50 milionë euro.


(Kosova Sot)