Mandzukic mund të mungojë ndaj Olympiakosit (Video)

  • 04 December 2017 - 14:46
Mandzukic mund të mungojë ndaj Olympiakosit (Video)

Mario Mandzukic është një nga lojtarët që jep maksimumin sa herë që është në fushë.

Kroati ka shënuar vetëm tre gola dhe ka dhuruar dy asistime këtë sezon në Serie A.

Por, sulmuesi pritet të mungojë në ndeshjen kur Olympiakosit e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

31-vjeçari me shumë mundësi nuk do jetë pjesë e kësaj përballje të rëndësishme për shkak të lëndimit, por pritet të jetë i gatshëm për Interin dhe Romën.

Në Grupin D, Zonja e Vjetër ka tetë pikë në vendin e dytë, e ndjekur nga Sportinu me shtatë dhe grekët me një pikë.

Ndërsa, në vendin e parë është Barcelona me 11 pikë, që tashëm ka siguruar fazën tjetër. 

(Kosova Sot)