​Katastrofë për Bayernin: Heynckes pa yllin kryesor kundër PSG-së

  • 04 December 2017 - 14:50
​Katastrofë për Bayernin: Heynckes pa yllin kryesor kundër PSG-së

Bayrn Munich do të jetë pa yllin e skuadrës, Arjen Robben kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes e ka dhënë një lajm shumë të keq para ndeshjes së nesërme me PSG-në në Allianz Arena.

Ai e konfirmoi se Robben nuk është shëruar gati dhe nuk dëshiron të rrezikojë me inkuadrimin e tij ndaj PSG-së.

Bayern dhe PSG do të luajnë ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, ku gjermanët do të kërkojnë hakmarrje pas humbjes në Paris me rezultat 3:0. Të dy skuadrat janë kualifikuar për raundin tjetër.

(Kosova Sot)