E pabesueshme çfarë i ka ndodhur portierit që i shënoi gol Milanit në minutën e 95’ - Sport - Kosova Sot
E pabesueshme çfarë i ka ndodhur portierit që i shënoi gol Milanit në minutën e 95’

E pabesueshme çfarë i ka ndodhur portierit që i shënoi gol Milanit në minutën e 95’

Alberto Brignoli ka qenë dje figura kryesore jo vetëm në Itali, por në futbollin botëror

Portieri i Beneventos, Alberto Brignoli ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij në barazimin 2:2 me Milanin dhe atë në minutë e 95’.

Brignoli tha se para atij goli kishte rreth 6.000 ndjekës në Instagram, ndërsa tashmë ka mbi 30 mijë.

“Nuk mund të ju tregoj sa mesazhe kam marrë”, tha Brignoli për Radio 105.

“Dje, para ndeshjes kishte 5.000 ose 6.000 mijë ndjekës në Instagram. Tani kam 31.000 ose 32.000”, vazhdoi ai.

Ai po ashtu tha se e ka ditur që do të shënonte dhe i dukej sikur po luante në PlayStation.

(Kosova Sot)

23 orë e 51 minuta më parë
21/09/18