Agjenti i Skriniar, Csonto: Nuk e tërheq interesimi i Realit e Barçës - Sport - Kosova Sot
Agjenti i Skriniar, Csonto: Nuk e tėrheq interesimi i Realit e Barēės

Agjenti i Skriniar, Csonto: Nuk e tėrheq interesimi i Realit e Barēės

Agjenti i Milan Skriniar insiston se klienti i tij është duke injoruar spekulimit që e lidhin atë me Barcelonën apo Real Madridin,

Karol Csonto, tha se mbrojtësi sllovak është i interesuar të fitojë Scudetton me Interin.

“Milan është krenar që është pjesë e këtij grupi dhe luan vazhdimisht për Interin”, ka thënë Csonto për TutttoMercatoWeb.

“Jemi shumë të kënaqur me atë se si ka shkuar sezoni. Interi transferim i mirë? Pa dyshim”.

“Pas një sezoni të mirë me Sampdorian, Skriniar është rritur dhe ka përmirësuar kualitet në një top si Interi. Avancimi ka ardhur dhe si pasojë e një trajneri fantastik si Spalletti”.

“Interesimi i Barcelonës dhe Real Madridit? Dy nga skuadrat më të mëdha në botë kanë shfaqur interesi, por Milan nuk dëshiron të tërhiqet nga këtë thashetheme”.

“Është pjesë e Interit për vetëm pesë muaj, por ka ende shumë punë para dhe shumë gjëra për të arritur me këtë fanellë”.

“Pas kësaj, ne do të shikojmë se çfarë do të ndodh në të ardhmen. Qëllimi kryesor? Të fitojmë Scudetton dhe të luajmë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri”, ka shtuar agjenti. 

(Kosova Sot)

7 orë e 8 minuta më parë
17/01/18
aaaaaaaa