"Guardiola do të ikë nga Bayerni, e zëvëndëson..."

  • 31 July 2015 - 11:04

Ish mesfushorin i Bayern Munchen dhe Kombëtares gjermane, Stefan Effenberg, është i mendimit se Pep Guardiola do të largohet nga kampionët e Gjermanisë në vitin 2016, kur i skadon edhe kontrata aktuale.
Ish tekniku i Barcelonës nuk i ka nisur ende bisedimet për rinovimin e kontratës ndaj dhe largimi nga "Allianz Arena" nuk është ndonjë çudi.
"Jam shumë i bindur se Guardiola nuk do të jetë në krye të Bayernit pas vitit 2016. Kush do ta zëvendësonte atë? Po mendon për Jurgen Klopp. Ai është definitivisht alternativë e Guardiolas në Bayern", ka thënë Effenberg për "Sky".