Trajneri i njohur si Cristiano: “Ky Madrid është më i dobët se vitin e kaluar” - Sport - Kosova Sot
Trajneri i njohur si Cristiano: “Ky Madrid është më i dobët se vitin e kaluar”

Trajneri i njohur si Cristiano: “Ky Madrid është më i dobët se vitin e kaluar”

Edhe Marcelino mendon se Reali është më i dobët se vitin e kaluar.

Real Madridi ka afruar lojtarë si, Vallejo, Achraf, Ceballos, Llorente, Theo e Mayoral, por largimet e Morata, James, Danilo, Pepe, Coentrao dhe Mariano, kanë bërë që skuadra të dobësohet dukshëm.

Kështu tha ditë më parë Cristiano Ronaldo, i cili mori kritika nga bashkëlojtarët për një deklaratë të tillë.

Mirëpo, tani edhe trajneri i Valencias, Marcelino Garcia, e mendon një gjë të tillë dhe më së miri e shpjegon këtë edhe renditja e tyre, pasi Los Blancos gjenden në pozitën e katërt pas 14 xhirove në La Liga.

“Për mendimin tim, skuadra e Real Madridit është më e varfër, janë më të dobët, se sezonin e kaluar”, tha Marcelino për Radio Marca.

“Besoj se kanë humbur shumë për dallim nga sezoni i kaluar për shkak të largimeve të disa lojtarëve (James, Morata, Pepe, Mariano, Danilo)”, shtoi ai.

“Kështu që, do të jetë garë interesante për titullin e La Ligas këtë edicion. Aktualisht nuk shoh ndonjë favorit, pesë klube janë aty që do të luftojnë deri në fund”, theksoi mes tjerash trajneri i Valencias.

(Kosova Sot)

23 orë e 25 minuta më parë
20/10/18