Zidane takon Perezin, vendosin të blejnë lojtarë në janar

  • 04 December 2017 - 21:56
Zidane takon Perezin, vendosin të blejnë lojtarë në janar

Një portier dhe një sulmues, këto janë objektivat e Realit për afatin kalimtar të janarit, kurse nuk përjashtohet afrimi edhe i një mbrojtësi.

Real Madridi po bëhet gati për një fushatë ‘të nxehtë’ afrimesh, në afatin kalimtar dimërore.

Rezultatet negative në këto muaj të parë, duket si i kanë bindur drejtuesit e klubit, në krye me presidentin Florentino Perez, që të ndërhyjnë në merkato, raporton Marca.

Sipas Marca, sapo ka përfunduar një takim mes trajnerit Zidane, presidentit Perez dhe drejtorit sportive të Realit, Sanchez.

Në takim janë diskutuar emrat e mundshëm dhe është vendosur të punohet për afrimin e një portieri dhe një qendërsulmuesi me peshë ,ndërsa nuk përjashtohet edhe blerja e një qendërmbrojtësi.

Kështu, duket se për portën është shumë transferimi i portierit të Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, që kohët e fundit po tregon një nivel të shkëlqyer në katërkëndësh.

Për sulmin objektiv primar mbetet kapiteni i Interit, Mauro Icardi, por më i mundshëm është sulmuesi i Leipzigut, Werner.

Në repartin e mbrojtjes ende nuk ka ndonjë emër favorit, por nuk përjashtohet afrimi edhe i një futbollisti në këtë repart, për shkak të numrit të paktë të lojtarëve në dispozicion të Zidanes. 

(Kosova Sot)