“Kupa e Botës për Klube na ndihmon për Barcelonën” - Sport - Kosova Sot
“Kupa e Botės pėr Klube na ndihmon pėr Barcelonėn”

“Kupa e Botės pėr Klube na ndihmon pėr Barcelonėn”

Ramos shpreson që të fitojnë Kupën e Botës për Klube pasi beson se ky trofe mund t’i kthejë Los Blancos në rrugën e duhur, sidomos para “El Clasicos”.

“El Clasico” është pothuajse ndeshja më e rëndësishme e sezonit në La Liga ku Real Madridi do të tentojë të ngushtojë diferencën me Barcelonën prej tetë pikëve.

Para “El Clasicos”, Reali do të luajë në Kupën e Botës për Klube dhe fitimi i këtij trofeu sipas kapitenit, Sergio Ramos, do të jetë shumë pozitiv para përballjes me liderin e padiskutueshëm të La Ligas, Barcelonën, që e ka nisur sezonin furishëm.

“El Clasico pas Kupës së Botës për Klube? Shpresoj të kthemi me titullin sepse do të ishte diçka e mirë për grupin. Do të na bënte mirë ky titull para El Clasicos, ku në lojë janë tri pikë shumë, shumë të rëndësishme”, tha Ramos. 

(Kosova Sot)

10 orë e 50 minuta më parë
17/01/18
aaaaaaaa