Moratti: Inter mund ta fitojë Serinë A - Sport - Kosova Sot
Moratti: Inter mund ta fitojë Serinë A

Moratti: Inter mund ta fitojë Serinë A

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, beson se Interi mund ta fitojë titullin e kampionit në Serie A këtë sezon.

Po ashtu, ai e ka lavdëruar trajnerin e ri të Interit, Luciano Spalletti.

“A mund të flasim për Scudetto? Po,” ka thënë Moratti për Gazzetta dello Sport.

“Është më rëndësi ta kesh këtë fjalë në zemër dhe kokë, por po ashtu të druhesh në mënyrë që të luash me tensionin e duhur çdo të diele. Përveç Juventusit, është Roma dhe Napoli, e kjo e fundit po luan për mrekulli nën udhëheqjen e Sarrit”, ka shtuar Moratti.

(Kosova Sot)

2 orë e 33 minuta më parë
21/04/18