Kosova e 86-ta, Shqipëria e 81-ta në ranglistën botërore të basketbollit

  • 05 December 2017 - 11:48
Kosova e 86-ta, Shqipëria e 81-ta në ranglistën botërore të basketbollit

Kosova është ngjitur për 10 vende në ranglistën botërore të basketbollit, dhe tani renditet si e 86-ta, në ranglistën më të re të publikuar sot nga FIBA, pas përfundimit të ndeshjeve të rrethit të parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës "Kina 2019".

Në ranglistën e publikuar muaj më parë, Kosova renditej si e 96-ta.

Ndërkohë, Shqipëria renditen e 81-ta në ranglistën botërore të basketbollit.

Ranglistës i prin SHBA-ja, e ndjekur nga Spanja në vendin e dytë dhe Serbia në vendin e tretë. 

Image

 

(Kosova Sot)