Robben: Kur u largova nga Real Madridi, mendova se bëra një hap prapa në karrierë

  • 05 December 2017 - 12:09
Robben: Kur u largova nga Real Madridi, mendova se bëra një hap prapa në karrierë

Arjen Robben ka thënë se largimi nga Real Madridi para se t’i ofrohej rasti ta fitonte La Deciman ka qenë një hap prapa në karrierën e tij.

Sonte në mbrëmje, anësori i Bayern Munich do ta zhvillojë ndeshjen e 100 në Ligë të Kampionëve.

Robben pendohet se nuk mundi ta fitojë këtë trofe gjatë dy sezoneve në “Santiago Bernabeu”.

“Real Madridi është klub fantastik, veçanërisht me performancat që dhuron në Evropë”, ka thënë Robben për UEFA.com.

“Synimi im sa isha atje ishte ta fitoja kupën e 10 evropiane të klubit. E kisha vërtet ëndërr”, ka shtuar ai.

“Luajta atje për dy vite dhe nuk arritëm ta fitonim. Kur u largova, ndjeva se bëra një hap prapa atë kohë”, ka thënë Robben. 

Megjithatë, ish-lojtari i Chelseat ia arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve me Bayern Munich në vitin 2013. 

(Kosova Sot)