Sevilla i jep leje mesfushorit të vet të bisedojë me Arsenalin - Sport - Kosova Sot
Sevilla i jep leje mesfushorit të vet të bisedojë me Arsenalin

Sevilla i jep leje mesfushorit të vet të bisedojë me Arsenalin

Sevilla ia ka dhënë leje mesfushorit të vet, Steven N’Zonzi, të udhëtojë për në Londër, për të biseduar me Arsenalin rreth një transferimi të mundshëm në “Emirates” gjatë afatit kalimtar dimëror, raporton COPE.

Sevilla do ta lejojë mesfushorin të largohet pasi ai ka prishur marrëdhëniet me trajnerin, Eduardo Berizzo.

N’Zonzi nuk ka luajtur për Sevillën që prej se u zëvendësua pas përfundimit të pjesës së parë në barazimin 3-3 me Liverpoolin në Ligë të Kampionëve muajin e kaluar.

Liverpool është në mesin e klubeve të interesuara për mesfushorin, por Arsenal dhe Everton janë në bisedime me lojtarin.

(Kosova Sot)

5 minuta më parë
21/04/18