Manchester United gati 56 milionë euro për mbrojtësin e Tottenhamit

  • 05 December 2017 - 13:00
Manchester United gati 56 milionë euro për mbrojtësin e Tottenhamit

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është i bindur se do të nënshkruajë me mbrojtësin e Tottenhamit për 56 milionë euro verën që vjen.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të majtë, Danny rose, raporton Daily Mail.

Mourinho është i etur për ta blerë një mbrojtës të krahut të majtë dhe Rose ka qenë synim afatgjatë për ta zënë atë pozitë, veçanërisht duke marrë parasysh të ardhmen e tij të pasigurt në Tottenham.

United është optimist se mund të gjejë marrëveshje me Spurs për ta sjellë Rosin në “Old Trafford” në janar apo verë.

(Kosova Sot)