Leonardo Spinazzola kthehet te Juventus

  • 05 December 2017 - 13:01
Leonardo Spinazzola kthehet te Juventus

Agjenti i mbrojtësit të Atalantës, Leonardo Spinazzolës, ka thënë se e ardhmja e klientit të tij është e shkruar dhe se ai do të kthehet te Juventusi.

Mbrojtësi italian u huazua në Atalanta për dy sezone, por Juventusi tentoi ta kthente në skuadrën verën e kaluar.

Megjithatë, drejtuesit e Atalantës nuk pranuan pas largimit të Andrea Contit he Franck Kessies në drejtim të Milanit, prandaj lojtari do të largohet vetëm verën e ardhshme.

“E ardhmja e tij tashmë dihet, është e shkruar”, ka thënë Davide Lippi për Sky.

(Kosova Sot)