Zyrtare: Ghoulam e vazhdon kontratën me Napolin

  • 05 December 2017 - 15:22
Zyrtare: Ghoulam e vazhdon kontratën me Napolin

Napoli njofton se Faouzi Ghoulam e ka ripërtërirë kontratën me skuadrën, e cila do ta mbajë atë në “San Paolo” deri në vitin 2022.

Kontrata e algjerianit pritej të skadonte më 30 qershor 2018. 

Ka pasur spekulime gjatë ditës së sotme se kontrata ishte prishur, por klubi është përgjigjur menjëherë ndaj thashethemeve duke konfirmuar se mbrojtësi e ka ripërtërirë kontratën.

“Sa i përket ‘ngecjes në rinovimin e kontratës’...” ka shkruar Napoli në Twitter”

Duke vazhduar: “E ripërtërirë deri më 30 qershor 2022..

(Kosova Sot)