Analizë – Oferta e çmendur e Cityt të cilën Messi e refuzoi

  • 05 December 2017 - 15:37
Analizë – Oferta e çmendur e Cityt të cilën Messi e refuzoi

Oferta e Manchester Cityt prej 100 milionë eurosh për Barcelonën, plus një pagë prej 50 milionë eurosh në vit për Messin ishte e parevokueshme.

Një ofertë e bërë direkt nga pronari i klbuit Sheikh Mansour pa diskutuar me asnjë agjent e ndërmjetësues dhe presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu nuk kishte dijeni për oferta tjera, pos për njërën që City ja ofroi në tavolinë.

City madje kishte caktuar agjendën e bisedimeve në Camp Nou për Lionel Messin.

Tani ose kurrë

Ky nuk ishte spekulim – City e ka ditur se është “o tash, o kurrë” nëse e dëshironte yllin argjentinas. Madje as marrëdhënia mes Guardiolas dhe Messit nuk u faktorizua – sheiku kishte në mendje vetëm lojtarin.

Oferta ishte aq e pakontestueshme, sa që edhe vet Blaugranët e dinin se Messi kërkon të qëndrojë – ndjenë se duhet të përforcojnë kontratën e Messit me terme të përafërta si ato të ofertës nga klubi anglez.

Tejkalimi i Neymarit dhe Ronaldos

Messi është tashmë numri një në botë kur vjen puna te paga. Neymar ka nxitur tregun e transferimeve dhe çmimet në korrik, por rinovimi i Messit që u komunikua ditë pas martesës së tij, por realiteti është se argjentinasi është kthyer në maje të përfituesve.

Tri kontrata në një u negociuan – një për bamirësinë e Messit, një për të drejtat e imazhit dhe një për pagën bazë që i garanton atij nga 50 milionë euro në vit deri në vitin 2021.

Kontrata fantazëm

Më 5 korrik 2017, Barcelona komunikoi rinovimin e lojtarit në Twitter. Ishte një akt me nxitim, teksa spekulimet shpërthyen për situatën te klubi Blaugran. Messi vetvetiu nuk kishte nënshkruar kontratën, por babai i tij ishte një prej përfaqësuesve që bëri këtë, duke rritur pagën për 30 milionë euro më shumë me një klauzolë prej 300 milionë eurosh.

Pak kohë më vonë, Neymar u largua drejt Paris Saint-Germain dhe ky transferim rekord shkaktoi polemika në gjithë tregun e futbollit dhe kështu hodhi kontratën e nënshkruar nga babai i Messit në shportë. Ajo i takon muzeut të Camp Nou.

Kostoja e vërtetë e Messit

Pak muaj pas gjithë këtyre ndodhive, Bartomeu ka kërkuar që të zvogëlohen pagat te Barcelona. Të ardhurat mund të jenë në nivelin më të lartë në histori të klubit, me 222 milionë euro të përfituara nga shitja e Neymarit, por rinovimi i Messit e ka koston sa të gjithë MSN-së në kohën kur Suarez nënshkroi në vitin 2014.

“Ne kemi paguar shumë”, u tha në rinovimin e sulmuesit, por ishte një marrëveshje që nuk duhej të dështonte. Kontrata fantom nuk siguroi garanci të plota ligjore dhe komunikimi në media ishte gabim i rëndë.

Bartomeu në fund arriti të sigurojë nënshkrimin e Messit.

Klub i një njeriu

Messi nuk do ët largohej. I lumtur në Barcelonë, sulmuesi vazhdon që të vë rekorde ët reja dhe është në kontroll të gjithçkaje që ndodh në klub.

Ende me ambicie të plotë dhe me jetë të përshtatur familjare në regjion, gjithçka është në rregull për Messin pa asnjë ndryshim të justifikur derisa Barca të mos ja dijë vlerën sa duhet sipas tregut. Me këtë problem të zgjidhur, tash është koha e prurjeve të reja në Camp Nou.