Kryetari i ‘Plisave’ i përfshirë në rrahjen me tifozët polak (Foto)

  • 31 July 2015 - 12:12
Kryetari i ‘Plisave’ i përfshirë në rrahjen me tifozët polak (Foto)

Kreu i tifogrupit nga Prishtina "Plisat", Albert Kastrati, ka qenë pjesë e përplasjeve me tifiozët e Legias së Varshavës mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Siç mund të shihet edhe nga fotot e mëposhtme, të postuara nga vetë ai apo tifogrupi që drejton, shihet momenti i përplasjeve fizike.
"Rinki misionin e kryjti qysh e kemi menu", shkruan ai, duke harruas se këto veprime mund të kenë pasoja edhe për ndeshjen e Kombëtares shqiptare përballë Serbisë.
Pak ditë më parë ka patur një takim mes kreut të FSHF-së Armand Duka, kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, asaj të Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe kreut të SHISH, Visho Ajazi, të cilët kanë diskutuar gjerësisht për masat që do të merren për sigurinë e sfidës së 8 tetorit në "Elbasan Arena", shkruan Portali Albeu.
Sipas burimeve jozyrtare, në këtë takim është folur për pengimin e tifozëve nga Kosova, të cilët njihen edhe si më të zjarrtët dhe që veprimi i djeshëm mund ta bëjë konkret këtë plan.
Gjithëesi asgjë nuk dihet me siguri ndaj dhe duhet të presim prangndeshjen për të mësuar se çfarë do të ndodhë.