Zidane tregon pse e do rivalitetin mes Ronaldos dhe Messit

  • 05 December 2017 - 16:17
Zidane tregon pse e do rivalitetin mes Ronaldos dhe Messit

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë përsëri favoritë për ta fituar Topin e Artë këtë vit dhe Zinedine Zidane pret që ata ta vazhdojnë dominimin.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, beson se rivaliteti mes Cristiano Ronaldos dhe yllit të Barcelonës, Lionel Messit, u ka ndihmuar të dy lojtarëve të bëhen edhe më të fortë.

Duke folur në një konferencë për media para ndeshjes së mërkurës kundër Borussia Dortmundit, Zidane ka thënë: “E vërtetë, kur ua shohim statistikat, kuptojmë se janë të jashtëzakonshëm. Nuk është habi ta shohësh numrin e golave që kanë shënuar. Të dy janë lojtarë të mëdhenj. Njëri e bën tjetrin më të mirë, dhe anasjelltas. Mendoj se ky rivalitet do të vazhdojë edhe për një kohë”.

(Kosova Sot)