“France Football”: Neuer, portieri më i mirë në botë

  • 05 December 2017 - 16:32
“France Football”: Neuer, portieri më i mirë në botë

Neuer është zgjedhur si portieri më i mirë në botë sipas “France Football”.

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka lënë prapa Gianluigi Buffonin e Juventusit  dhe Thibaut Courtois, portierin e Chelseat, për të fituar çmimin e më të mirit për vitin 2017 nga “France Football”. 

“France Football” do të ndajë edhe çmimin “Topi i Artë”. Të enjten, do të mësohet fituesi i këtij çmimi ku sërish kandidat janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që do të luftojnë për epitetin e më të mirit për vitin që po lëmë pas. 

(Kosova Sot)