Barcelona do të paguajë për Lionel Messin hiq më pak se 350 milionë euro deri në vitin 2021

  • 05 December 2017 - 16:57
Barcelona do të paguajë për Lionel Messin hiq më pak se 350 milionë euro deri në vitin 2021

Tashmë janë zbuluar shifrat marramendëse të kontratës së re të nënshkruar disa ditë më parë nga Lionel Messit me klubin ku e nisi.  

Për ta larguar transferimin e tij te Manchester City (anglezët i ofronin 100 milionë për firmën dhe 50 milionë neto pagë vjetore), pasi ai mbetej pa kontratë në vitin në 2018, klubi bëri gjithçka për ta mbajtur.

Klubi katalunas ka vendosur që t’i ofrojë 100 milionë euro në dorë për t’i mbuluar të gjitha gjobat (bashkë me interesat), që u ka paguar familja e Messit tatimeve në Spanjë.

100 milionë euro tjetra janë dhënë për ta zgjatur kontratën deri në vitin 2021. Paga vjetore e tij do të jetë 50 milionë euro, plus të drejtat e imazhit.

Këtyre shifrave u shtohen edhe premitë që do t’i fitojë argjentinasi.

Barça do të ketë të drejtën e rinovimit edhe për një vit tjetër me të njëjtat kushte. Besnikëria e Lionel Messit tani e ka një çmim, por në rastin e Messit, shumë të madh.

Ky operacion do t’i kushtojë klubit 350 milionë euro, por ishte zgjidhja e vetme që Messi ta pranonte e të mos shkonte te Manchester City.

Kontrata u nënshkrua me 25 nëntor, ndërsa aktualisht Lionel Messi paguhet dy fish më shumë se Cristiano Ronaldo. 

(Kosova Sot)