Barcelona e mbyll me fitore fazën e grupeve, Juventusi kualifikohet si i dyti

  • 05 December 2017 - 22:57
Barcelona e mbyll me fitore fazën e grupeve, Juventusi kualifikohet si i dyti

Barcelona e ka mposhtur 2:0 Sportingun e Lisbonës në “Camp Nou”, ndërsa Juve ka marrë tri pikë në udhëtim te Olympiacos dhe është kualifikuar si i dyti.

Barcelona e ka mbyllur fazën e grupeve me fitore, duke triumfuar 2:0 kundër Sporting Lisbonës në “Camp Nou”, ndeshje të cilën Leo Messi u la për t’u pushuar dhe u inkuadrua vetëm në minutën e 61’të.

Golat e tri pikëve i shënuan  Paco Alcacer në minutën e 59’të dhe autogol Jeremy Methieu 90’.

Në Grupin D, fitore ka arritur edhe Juve, duke e mposhtur 0:2 në udhëtim Olympiacosin, që kualifikohet në fazën tjetër nga pozita e dytë. 

(Kosova Sot)