Edhe ky klub anglez e dëshiron Shaqirin

  • 31 July 2015 - 12:29
Edhe ky klub anglez e dëshiron Shaqirin

Ylli kosovar, Xherdan Shaqiri është duke u kërkuar edhe nga një skuadër tjetër e Premierligës Angleze. Është Crystal Palace, që së fundmi ka shprehur interesimin për shërbimit e futbollistit nga Zhegra e Gjilanit.
Alan Pardew, trajner i Palace, raportohet se e sheh Shaqën si një lojtar që mund t'i sjell rezultate ekipit që drejton.

Ndryshe, në ndjekje të Xherdanit janë edhe skuadra tjetër angleze Stouk City, ajo gjermane Schalke dhe skuadra të tjera.

Mbetet të shihet nëse ish futbollisti i Bayern Mynichut do të qëndroj në Inter që është edhe dëshirë e tij apo do të transferohet te ndonjë skuadër tjetër për të filluar aventurë të re.

(Kosova Sot)